Aksident mes dy autobusëve në Monte Mario: Disa të plagosur rëndë, mes të cilëve edhe të mitur

Aksident mes dy autobusëve në Monte Mario:…

Një aksident rrugor mes dy autobusëve ka ndodhur në zonën Monte Mario të Romës pak minuta më parë. Sipas mediave vendase disa pasagjerë kanë mbetur të plagosur dhe disa të tjerë në gjendje të rëndë, mes tyre ka edhe të mitur.

Nga informacionet e para që kanë dalë për aksidentin në Monte Mario mes dy autobusëve, kanë mbetur të plagosur nëntë persona , të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë transportuar në spitale mes tyre edhe një fëmijë dy muajsh. Duket se njëri nga dy autobusët ,ka qenë duke dalë nga parkimi i makinave në via Castiglioni dhe ka humbur kontrollin duke goditur autobusin tjetër që kishte ndaluar. Në aksident është përfshirë edhe një autobus i tretë që ka qenë i parkuar .

Përplasja ka ndodhur mes një autobusi në linjën Roma TPL 998, i cili operon midis stacionit Monte Mario dhe terminalit Ponderano, dhe një makine në linjën Atac 913, e cila udhëton midis stacionit Monte Mario dhe Piazza Cavour.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit