
Një aksident i ndodhur paraditen e sotme në kryqëzimin e Budullës, pranë Urës së Gjolës, ka përfshirë dy mjete të rënda transporti. Siç shihet edhe nga pamjet, një kamion i kuq është përplasur me pjesën anësore të një kontejneri blu, duke i hyrë në mes me forcë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga përplasja, megjithëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Pamjet tregojnë për një goditje të fortë dhe rrëshqitje të mallrave në rrugë.