Aksident në aksin “Fier-Ballsh”, 2 të plagosur, mes tyre një e mitur

Aksident në aksin “Fier-Ballsh”, 2 të plagosur,…

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Fier-Ballsh”. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Në njërën prej tyre janë plagosur, drejtuesi i autmojetit, pasagjerja dhe vajza e tij 12 vjeçe, të cilër janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit