Aksident në aksin Korçë-Bilisht, raportohet për të lënduar

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, raportohet për të…

Një aksident raportohet të ketë ndodhur përpara disa minutash në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë. Sipas informacioneve mësohet se një mjet ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, çift, të cilët po transportohet në spitalin rajonal të Korçës.

Në lidhje mbi ngjarjen policia është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit duke bërë edhe njoftimin paraprak për publikun.

Devoll / Informacion paraprak

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një mjet tip fuoristradë ka dalë papritmas nga një pikë karburanti për në rrugën nacionale gjë që ka sjellë përplasjen e motorrit teksa bashkëshortët kanë qenë duke udhëtuar me motorr nga Bilishti në drejtim të Korçës. Aksi Kapshticë-Korçë ka më shumë se 140 degëzime që në të shumtën e rasteve janë bërë shkak për aksidente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit