Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, plagoset rëndë një person

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, plagoset rëndë një…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur kthesat e Pishkashit. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Mësohet se, dy automjete njeri me targa shqiptare dhe një me targa greke janë përplasur kok me kokë.

Nga përplasja e fortë drejtuesi i njërit prej automjeteve E.Rreshka ka marrë lëndime të renda. Ai është  dërguar drejt spitalit rajonal të Elbasanit për mjekim te specializuar. Dyshohet se shkaku i aksidentit është bërë parakalimi gabuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit