Aksident në aksin Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari

Aksident në aksin Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Morinë. Mësohet se një makinë tip “Volkswagen” ku po udhëtonin dy të rinj, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën 21-vjeçari Albert Shullani, ndërsa ka mbetur i plagosur pasagjeri Kristian Arra. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit