Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd/ Tre të plagosur, një në gjendje kritike

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd/ Tre të plagosur,…

Në aksin nacional Prrenjas -Librazhd është regjistruar një aksident i rëndë. Më konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”.

Aksidenti ka përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale, teksa  të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit