Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, të plagosurit dërgohen në spital

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, të plagosurit…

Një aksident me të plagosur ka ndodhur mesnatën e sotme. Konkretisht në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, pranë urës së Kardhiqit, një mjet tip “Volksvagen-Golf” dhe një makinë tjetër tip “Mercedes-Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë janë plagosur personat në mjet, të cilët janë dërguar pranë urgjencës së spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit