Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, përplasen 2 makina

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, përplasen 2 makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia bën me dije se automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S.

Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shtetasit K.Ç dhe Xh. G. 19 vjeç.

Të plagosurit u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit