Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, vdes një 55-vjeçar

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, vdes një 55-vjeçar

Një aksident i rënë ka ndodhur këtë paradite në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K, 55 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ky i fundit ka humbur jetën. Ndërsa ka marrë plagë të rënda pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara, por policia vazhdon hetimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit