Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një…

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ditën e shtunë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/ Informacion paraprak.

Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit