Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, merret peng dhe dhunohet drejtuesi i motorrit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, merret peng dhe…


Një aksident i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës është bërë shkak për një sherr mes drejtuesve të mjeteve dhe marrjen peng të njërit prej tyre.


Mësohet se shtetasi me iniciale I.B po udhëtonte me motorr bashkë me vëllain e tij dhe pas aksidentit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në makinë.


Këta të fundit kanë marrë peng drejtuesin e motorrit dhe pasi e kanë dhunuar e kanë lënë në rrugë pas disa km.


Rasti është denoncuar nga dy vëllezërit menjëherë pas ngjarjes.


Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit