Aksident në Berat, makina përplas 58-vjeçarin

Aksident në Berat, makina përplas 58-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat në rrugën urbane “Antipatrea” pranë vendit të quajtur “Ish bashkia e Vjetër. Sipas policisë, 31-vjeçari R.Ç duke drejtuar automjetin tip ‘Rnault’ ka përplasur 58-vjeçarin F.B.

I moshuari është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat që çuan në këtë aksident.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ish Bashkia e vjetër”, shtetasi R.Ç., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit