Aksident në dalje të tunelit të Elbasanit/ Kamioni përplaset me automjetin

Aksident në dalje të tunelit të Elbasanit/…

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në dalje të tunelit të Elbasanit.

Mësohet se një kamion është përplasur me një automjet.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti.Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar edhe shkaqet e aksidentit.

Trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, për shkak të fluksit të qytetarëve që kthehen nga Elbasani pas Ditës së Verës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit