Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje…

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një 60-vjeçar pasi u përplas nga një automjet në zonën e quajtur Shkozet. 60-vjeçarin ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin kur automjeti me shpejtësi tej normave të lejuara e ka marrë përpara dhe i ka shkaktuar plagë të rëndë, duke lenë të vdekur në vend.  Drejtuesja e mjetit, shtetasi A.B 44 vjeç, është shoqëruar në komisariat. 

“Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor). Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia. Ndërsa,  grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit