Aksident në Durrës, plagosen keq dy persona

Aksident në Durrës, plagosen keq dy persona

Një ngjarje e rëndë ëshrë shënuar mesditën e sotme në Durrës. Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, Fatmirësisht ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Makina me drejtues shtetasin me inicialet B.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me inicialet F.P.,  Për pasojë janë lënduar ky i fundit së bashku me një shtetas që ishte pasagjer në makinën e tij.

Dy të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjëkëve. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Maminas-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me drejtues F. P., dhe gjatë përplasjes është përfshire dhe automjeti me drejtues shtetasin F. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. P. dhe pasagjeri A. H, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjëkëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit