Aksident në Durrës/ Shoferja humb kontrollin e makinës dhe bie në kanalin e ujërave të zeza, shpëtojnë mrekullisht gruaja dhe fëmija

Aksident në Durrës/ Shoferja humb kontrollin e…

Një aksident ka ndodhur në Durrës ku një autoveturë është rrëzuar dhe ka përfunduar në një kanal të ujëravë të zeza. Ngjarja mund të ishte fatale për drejtuesen dhe vajzën e saj të mitur pasi rrezikonin të mbyteshin. Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.17, që lidh këtë lagje me autostradën Durrës Tiranë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

 Sipas informacioneve paraprake shoferja ka humbur kontrollin e automjtetit dhe për pasojë ka rënë në kanal ndërsa banorë e lagjes i kanë dhënë ndihmë drejtueses dhe vajzës së saj për t’i nxjerrë nga automjeti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit