Aksident në dytësoren Tiranë-Durrës, 4 të plagosura

Aksident në dytësoren Tiranë-Durrës, 4 të plagosura

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 femrave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Dy automjete janë përfshirë në aksident, përkatësisht njëra me drejtues P.P., dhe tjetra me drejtuesi J.P.

Burime për mediat, bëjnë me dije se të plagosura nga aksidenti kanë mbetur:

D.M. 21 vjeçe; E.B. 33 vjeçe; L.M. 21 vjeçe dhe L.D. 42 vjeçe.

Të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dinamikën e aksidentit.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit