Aksident në Elbasan/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të lënduar

Aksident në Elbasan/ Dy makina përplasen me…

Një aksident fatal është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke humbur kontrollin e mjetit dhe kanë përfunduar jashtë rruge.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jenë bërë reshjet e shumta të shiut.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit