Aksident në Elbasan, shoferi me 'Benz' përplas të moshuarin teksa po i jepte motoçikletës

Aksident në Elbasan, shoferi me ‘Benz’ përplas…

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Elbasan.

Më konkretisht, në lagjen “Shënkoll”, shtetasi A.B., teksa ishte në drejtim të mjetit të tij të tipit “Benz”, përplasi  një motoçikletë me drejtues shtetasin 74-vjeçar, J.Ç.

Drejtuesi i moshuar i motoçikletës ka mbetur i plagosur, dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit, nga ana e grupit hetimor.

NJOFTIMI I POLICISË

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan,  shtetasi A.B.,  banues në Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Benz”,  është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin J.Ç.,  74 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit