Aksident në Fushë-Krujë, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Fushë-Krujë, një viktimë dhe tre…

Një aksident tragjik është regjistruar te kthesa e Rinasit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë regjistruar viktima dhe të plagosur.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një nga drejtuesit e mjeteve dhe janë plagosur tre pasagjerë. Shkak i ngjarjes dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i bërë prej automjetit të viktimës, e cila solli më pas përplasjen kokë më kokë me një automjet tjetër.

Policia dhe ekspertët janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbulimin e shkakut të plotë dhe rrethanave të aksidentit. Po punohet për nxjerrjen e viktimës dhe të lënduarve nga automjeti.

‘Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit