Aksident në Gjirokastër, plagoset drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri

Aksident në Gjirokastër, plagoset drejtuesi i mjetit…

Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga duke bërë që të mbeten të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në makinë.

Shtetasit I. Sh, rreth 50 vjeç dhe pasagjeri, shtetasi A. D., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Kakoz, Gjirokastër, të cilët u transportuan për në spitalin Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor rural Valare-Kakoz, mjeti tip “Audi” ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi I. Sh, rreth 50 vjeç dhe pasagjeri, shtetasi A. D., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Kakoz, Gjirokastër, të cilët u transportuan për në spitalin Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit