Aksident në Greqi, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

Aksident në Greqi, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Patridha të Verias në Greqi, ku humbën jetën dy persona.

Një 21-vjeçare shqiptare me emrin Elisa Doka nga Divjaka dhe një 68-vjeçare kanë qenë duke pritur në një stacion autobusi kur në rrethana ende të paqarta, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.

Të dyja të aksidentuarat humbën jetën në spital ndërkohë që drejtuesi i mjetit është arrestuar.



Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit