Aksident në Greqi| Vdes i riu shqiptar, plagosen dy shokët e tij

Aksident në Greqi| Vdes i riu shqiptar,…

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi. Sipas mediave në vendin fqinj, ngjarja ka ndodhur në Imathi në rrugën mes Meliki–Vergina ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar me origjinë nga Korça. Veç viktimës, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, konkretisht shokët  e tij të cilët ishin në makinë. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë dalja nga rruga e mjetit, duke bërë që makina të përfundonte në një fushë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit