Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy…

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen Golf, që po lëvizte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip Benz, i cili po udhëtonte në kahun e kundërt, nga Vlora drejt Orikumit.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjerja e njërit prej automjeteve.

Dy të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaku i përplasjes mbeten për t’u përcaktuar nga autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2026, rreth orës 19:28.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit