Aksident në Kamëz, makina përplas fëmijën me biçikletë

Aksident në Kamëz, makina përplas fëmijën me…

Një makinë ka përplasur një fëmijë duke drejtuar një biçikletë këtë pasdite.

Fëmija është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin​ e mjekëve.

“Rreth orës 17:53, në rrugën ‘Kosova’, në Kamëz, mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit