Aksident në Kamzë, makina përplas 17-vjeçaren

Aksident në Kamzë, makina përplas 17-vjeçaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamzë këtë pasdite.

Një 17-vjeçare është përplasur nga një automjet tek bulevardi Blu.

Bëhet me dije se drejtues i mjetit është shtetasi F.K., dhe është shoqëruar në komisariatin 5 për veprimet hetimore.

E mitura me inicialet B.H, është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë.

Raportohet se e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi “Blu”, mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit