Aksident në Kavajë, humb jetën 49-vjeçari

Aksident në Kavajë, humb jetën 49-vjeçari

Laurel Alite, 49 vjeç, ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Gosë–Vilëbashtovë të Kavajës. Motomjeti që drejtonte Alite u përplas me automjetin që drejtohej nga Caci Novaku.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:05, ndërsa 49-vjeçari humbi jetën si pasojë e përplasjes. Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e ngjarjes.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e përfshira.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit