
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Çiflig të Korçës. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona. Burime bëjnë me dije se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët raportohet se janë vëllezër. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës. Ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.