Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor ‘Lezhë-Shkodër’. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kryqëzim i Dajçit’ ku një automjet i Repartit Ushtarak i Vaut Dejës është përplasur me një automjet autobot. Si pasojë janë plagosur disa persona të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosur kanë mbetur pasagjerët (ushtarakë) që ndodheshin në automjetin e Repartit Ushtarak i Vaut të Dejës, përkatësisht shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

