Aksident në Lezhë, makinat përfundojnë në parcela, plagosen dy të huaj

Aksident në Lezhë, makinat përfundojnë në parcela,…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Dy mjete janë përplasur duke përfunduar në dy anët e parcelave pranë rrugës. Nga burime në vendin e ngjarjes bëhet me dije se në njërën nga makinat e aksidentuara janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas të huaj.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë në mjetin tjetër nuk është gjetur asnjë person. Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi i cili mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit të rëndë me dy të plagosur dhe as identiteti i të lënduarve të cilët po marrin mjekim te Spitali i Traumës, në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit