Aksident në Maqellarë–Peshkopi/4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Aksident në Maqellarë–Peshkopi/4 të plagosur, njëri në…

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Nga informacionet paraprake thuhet se në njërën nga makinat udhëtonin 3 shtetas kosovarë, ndërsa në automjetin tjetër një i ri nga Peshkopia i cili ka pësuar fraktura të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit