Aksident në mes të Tiranës, motori përplas 6-vjeçarin

Aksident në mes të Tiranës, motori përplas…

Një aksident me pasojë plagosjen e një te mituri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e ‘Kavajës’ Sipas informacioneve paraprake, një motor me drejtues M.O., ka aksidentuar një 6-vjeçar me inicialet A.Gj.

Fëmija mësohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tij.

Drejtuesi i motorit, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit