
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë një 60 -vjeçare.
Sipas infomracioneve, gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet tip benz, e për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë.
Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr dhe ndihmën mjekësore. Ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, dhe është shoqëruar për në komisariat, ku do të japë edhe dëshminë e tij.