Aksident në Peqin-Rrogozhinë, përplasen dy automjete dhe plagoset një person

Aksident në Peqin-Rrogozhinë, përplasen dy automjete dhe…

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, vetëm pak orë pas një tjetër përplasjeje të rëndë të ndodhur në këtë zonë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa njëra prej tyre ka pësuar dëmtime të shumta.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë futja e njërit prej mjeteve në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për gjendjen e të plagosurit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit