Aksident në Pezë| Vdes pasagjeri, shoferi në gjendje të rëndë!

Aksident në Pezë| Vdes pasagjeri, shoferi në…

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së premtes në Pezë Helmës. Bëhet e ditur se rreth orës 13:17, shtetasi F. H. ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri  A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit