Aksident në Pogradec, drejtuesi i motorit përplaset me automjetin

Aksident në Pogradec, drejtuesi i motorit përplaset…

Ditën e sotme rreth orës 10 të paradites në dalje të Pogradecit është regjistruar një aksident. Një motor është përplasur me një automjet duke plagosur 24-vjeçarin që drejtonte motorin. Ky i fundit është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar ndërsa ndaj drejtuesit 56-vjeçar të mjetit po kryhen veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.02.2024, rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Pogradecit, motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. G., 56 vjeç. Për pasojë ka marrë lëndime trupore drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Me drejtuesin e automjetit shtetasin A. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit