Aksident në Pogradec/ Përplasen 2 makina, 4 të plagosur

Aksident në Pogradec/ Përplasen 2 makina, 4…

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Pogradec-Drilon.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë janë lënduar.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit