Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Prizren.
Sipas burimeve të sigurta të, në aksidentin e ndodhur janë përfshirë një automjet i tipit VW Tiguan me targa shqiptare, i cili drejtohej nga Ylli Tali, rreth 46 vjeç, si dhe një kamion Mercedes, gjithashtu me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga Kristal Korbi, rreth 36 vjeç.
Përplasja ka rezultuar fatale për Xhensila Xixa, 32 vjeç, pasagjere në veturën Tiguan dhe banuese në Fushë-Krujë, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit , Ylli Tali, dhe pasagjerja tjetër, Lavdi Xixa, rreth 36 vjeç, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe po marrin trajtim në repartin e emergjencës.
Policia e Kosovës ka mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.