Aksident në punë, humb jetën 45-vjeçari në Tiranë

Aksident në punë, humb jetën 45-vjeçari në…

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në punë, në periferi të kryeqytetit.

”Në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit