Një aksident me motor ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke lënë një person të plagosur. I lënduari është dërguar menjëherë në spital për të përfituar trajtimin e nevojshëm mjekësor nga specialistët, gjendja e tij e saktë shëndetësore ende nuk është bërë publike.
Shkaqet që çuan në këtë përplasje mbeten ende të paqarta për momentin. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore në terren. Hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti të rrugës.