Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Tiranës, në zonën e 9-katësheve, ku janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve taksi.
Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme nga përplasja.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i taksisë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen. Mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e përplasjes, si dhe nëse ka persona të tjerë të lënduar.
Policia pritet të japë detaje për aksidentin dhe të sqarojë rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/BugC1HPWMWw” title=”Aksident në qendër të Tiranës” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>