Aksident në Qerret, plagosen dy persona

Aksident në Qerret, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rural Kashtë Bardhë-Krutje, në afësi të kryqzimit të Qerretit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga Kasht Bardha në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat me targa AA 384 JY i ka prerë rrugën në kryqëzim. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i furoristradës dhe pasagjerët që ndoheshin në mjet nuk kanë patur lëndime pa probleme. Dy personat në Pasat përfunduan në kanal me mjetin. Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit