Aksident në rrugën 5 Maji/ Raportohet për 6 persona të lënduar

Aksident në rrugën 5 Maji/ Raportohet për…

Një aksident i rënë ka ndodhur orët e vona në kryqëzimin e rrugës 5 Maji.

Shtetasi me iniciale E. P drejtuesi i mjetit Volswagen i ka prerë rrugën një mjeti tjetër tip Mercedez Benz.

Raportohet se në aksident janë përfshirë  6 persona. Drejtuesi i mjetit Volswagen është dërguar për në spital së bashku me bashkëshorten ndërsa në mjetin Benz janë 4 të aksidentuar.

Gjithashtu mësohet se njëra nga vajzat e përfshirë në aksident ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit