Aksident në Rrugën e Arbërit, plagosen rëndë 3 persona

Aksident në Rrugën e Arbërit, plagosen rëndë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbërit. Policia bënë me dije se një 46- vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën e qytetarit F. Gj, 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre pasagjerë dhe janë dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht ata  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: D. U., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin ne drejtues shtetasin F. Gj., 28 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërsa dyshohet se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara, gjithsesi policia po vazhdon me hetimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit