Aksident në rrugën e Arbrit, furgoni i pasagjerëve përplaset me një mjet

Aksident në rrugën e Arbrit, furgoni i…

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bastar Murrizë në bypass-in e rrugës së Arbrit.

Në aksident janë përfshirë një furgoni pasagjerësh që vinte nga Dibra në Tiranë dhe një makinë tjetër që lëvizte nga Tirana në Qarkun e Dibrës.

Nga përplasja nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira në aksident. Për shkak të ngjarjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit