Aksident në Rrugën e Arbrit, shoferët përfundojnë në spital

Aksident në Rrugën e Arbrit, shoferët përfundojnë…

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në  Gjoricë të Bulqizës.

Mësohet se një automjet veturë tip “Audi” është përplasur me një mjet tip agregat. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Drinit, pjesë e rrugës së Arbrit.

Nga informacionet paraprake dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur dhe dërguar në spital.

Policia është nisur drejtë vendit të ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Dy muaj më parë një aksident tragjik është shënuar po në rrugën e Arbrit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ndërkohë edhe pse ky aks rrugor është dhënë me konçesion për tu ndërtuar ende nuk ka përfunduar  çka ka bërë që shumica e drejtuesve të mjeteve të aksidentohen për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit