Aksident në 'Rrugën e Kavajës', makina përplas këmbësorin

Aksident në ‘Rrugën e Kavajës’, makina përplas…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Drejtuesi i makinës, i identifikuar si E.Z., është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa i plagosuri, me iniciale H.B. është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit./Gazetaatdheu.com/

Njoftimi i Policisë:

Me datë 02.07.2020, rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit