Për shkak të plagëve të marra, 41-vjeçari është transportuar drejt Tiranës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.