Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, plagosen 4 persona

Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, plagosen 4 persona

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hënë, rreth orës 13:00,  në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Policia raporton se janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen angeleze, K.M., 40 vjeçe, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi me inicialet R. M., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit